468x60 Ads

 


Backup Contacts, Shpëtoni Kontaktet Tuaja, Eksportojini Dhe Bëjini Restore Thjeshtë Me Një Prekje


Backup Contacts është një aplikacion i ri që është publikuar në App Store dhe që zëvendëson mjaft mirë funksionin iCloud, në mënyrë mjaft të shpejtë. Falë këtij aplikacioni mund të bëjmë backup të gjithë kontakteve që kemi në rubrikë duke shtypur vetëm një buton. Një aplikacion mjaft i këshillueshëm për të gjithë ato përdorues që nuk i shpëtojnë kontaktet e tyre me iCloud.
Funksionon mjaft thjeshtë, siç mund ta shihni nga imazhi i mësipërm, duhet thjeshtë të shtypim butonin e mesit Backup për të krijuar një file .vfc, që do të dërgohet menjëherë në adresën tonë të emailit. Nëse dëshirojmë të bëjmë restore, mjafton të shtypim këtë file .vfc nga aplikacioni Mail për ta hapur me aplikacionin Backup Contacts dhe do të kemi menjëherë të gjitha kontaktet në rubrikën tonë.

Backup Contacts është i disponueshëm falas në App Store. Është kompatibël me iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPod touch (gjenerata 3-të), iPod touch (gjenerata 4-të), iPod touch (gjenerata 5-të) dhe iPad. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 comments:

Post a Comment

 
   iPhone Albania © 2012 Design by Hynor Meda | Sponsored by Google Adsense