468x60 Ads

 


Si Të Kalojmë Nga IOS 6 Tek Një Version Më I Vjetër Me Redsn0w Në IDevice Me Chip A4 Dhe Inferiorë. [Guida]

Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një guidë e cila do t'ju ndihmojë të bëni downgrade nga iOS 6 në versione më të vjetra të këtij sistemi operativ. Pas prezantimit të iOS 6, shumë persona që kanë një iDevice me chip-in A4 dhe inferiorë, kanë nevojë të kthehen përsëri tek një version më i vjetër i iOS për shumë arsyre.

Me prezantimin e Redsn0w  0.9.15b1, stafi i DevTeam ka sjellë edhe një funksion të ri i cili na lejon të rikthejmë tek iDevice, një version më të vjetër se iOS 6. Ky funksion që gjejmë tek Redsn0w është një nga të shumtët që janë sjell tek ky version i këtij programi. Më poshtë do t'ju sjellim hapat që duhet të ndiqni për të bërë downgrade të iOS nga versioni 6 tek një version më i vjetër.

Përpara  se të lexoni këto hapa, ne ju theksojmë se kjo guidë vlen vetëm për iDevice që montojnë chip-in A4 ose inferiorë. Për iDevice si iPhone 4S ose iPad 2 kjo guidë nuk vlen. Gjithashtu, për të kryer këtë guidë me sukses duhet që të keni ruajtur në Cydia SHSH për versionin e iOS që dëshironi të instalon pas iOS 6.

Hapat që duhet të ndiqni janë këto:
  1. Shkarkojmë versionin e fundit të Redsn0w.
  2. Lidhim iDevice me PC dhe fusim në mënyrën e funksionimit DFU
  3. Sigurohemi që Redsn0w ta njohi iDevice-n në DFU dhe shkojmë tek Extras->Even More->Restore->IPSW dhe zgjedhim file-in IPSW që duam të instalojmë tek iDevice në fjalë. 
  4. Pasi Redsn0w identifikon file-in IPSW, do t'ju pyes nëse doni ta ruani Baseband-ën e iPhone tuaj në qoftë se e keni me operator të bllokuar. 
  5. Hapi tjetër është zgjedhja e vëndit ku ruhen SHSH Blobs të iDevice që doni ti bëni downgrade. Në këtë faqe do të shfaqen 2 butona të cilët janë "Local" dhe "Remote" të cilët na lejonë të marrim SHSH nga PC ose në rast se zgjedhim "Local" ose nga Cydia në qoftë se zgjedhim "Remote". Zgjedhim njërën nga këto 2 mundësi.
  6. Pasi zgjidhni mundësinë në hapin 5, do të nisë operacioni i Restore tek versioni i iOS që zgjodhët. Në qoftë se gjatë proçesit shfaqet gabimi "Couldn't Restore MisMatched APTicket" iDevice do të dalë nga DFU Mode dhe proçesi do të përfundojë pa sukses. Në këtë pikë duhet të ripërsërisni hapat e guidës duke filluar nga hapi 3 duke e futur manualisht në DFU përsëri. Pas kësaj proçesi i Restore do të përfundojë me sukses. 
Kjo është guida e cila do t'ju lejojë të bëni downgrade nga iOS 6 në një version më të vjetër në iDevice me proçesor A4 dhe inferiorë. Kujtojmë që kjo mënyrë nuk ka nevojë të përdorim iTunes për të kryer këtë guidë.

Më poshtë po ju prezantojmë një video e bërë nga stafi i iDownloadBlog e cila tregon hapat e kësaj guidë. Për çdo problem mund të na shkruan në forumin tonë ose të komentoni këtë artikull. /iPhoneAlbania
  
 


0 comments:

Post a Comment

 
   iPhone Albania © 2012 Design by Hynor Meda | Sponsored by Google Adsense