468x60 Ads

 


Si Të Bëni Downgrade Nga IOS 6 Në IOS 5.1.1 [Guida]


Keni një iPhone 3GS, një iPhone 4 ose iPod touch 4 me iOS 6 dhe dëshironi të ktheheni në iOS 5.1.1? Në këtë artikull do ju shpjegojmë hapat që duhet të ndiqni për të bërë downgrade nga iOS 6 në iOS 5.1.1. Për tu kthyer në iOS 5.1.1 duhet të keni të ruajtura SHHS-të e këtij firmware ose të një versioni tjetër ku ju doni të ktheheni.

Për të bërë downgrade nga iOS 6 në iOS 5.1.1 duhet të përdorim versionin e fundit të Redsn0w. Ky program do të përdorë funksionin “Stitching” për të kombinuar file IPSW të iOS 5.1.1 me SHSH-të përkatëse të pajisjes që dëshironi të bëni downgrade. Proçedura mund të duket e vështirë dhe e paqartë. por është më e thjeshtë se sa duket, dhe ne do ju ndihmojmë për gjithçka.

Hapi 1: Shkarkoni RedSn0w 0.9.14b2 për Windows ose për Mac (download).

Hapi 2: Shkarkoni file IPSW për iOS 5.1.1 për llojin e pajisjes tuaj (download).

Hapi 3: Gjeni SHSH-të e iOS 5.1.1 që duhet të keni shpëtuar më përpara me programin TinyUmbrella ose iSHSHit. Duhet ti keni patjetër të shpëtuara ato, në kompjuter ose automatikisht në Cydia. Nëse i keni ato në kompjuter, duhet ti vendosni në të njëjtin folder me file IPSW 5.1.1. Nëse i keni të shpëtuar në Cydia atëherë mund të vazhdoni.


Hapi 4: Vendoseni iPhone në DFU Mode (në këtë mënyrë).

Hapi 5: Hapni RedSn0w dhe klikoni tek opsioni Extras, dhe më pas tek SHSH blobs dhe në fund tek Stitch.


Hapi 6: Klikoni në IPSW dhe zgjedhni file IPSW të iOS 5.1.1 që keni shkarkuar më lart.


Hapi 7: Në SHSH-të tuaj janë të shpëtuar në Cydia, klikoni Cydia poshtë seksionit blob. Nëse i keni të shpëtuara SHSH-të në kompjuter, klikoni tek local dhe zgjedhni çertifikatat SHSH të iOS 5.1.1 për pajisjen tuaj.

Hapi 8: Pasi të keni zgjedhur IPSW dhe çertifikatat SHSH, Redsn0w do të nisë krijimin e një firmware të personalizuar për iOS 5.1.1. Mund të përdorni këtë file për të bërë restore në iOS 5.1.1, dmth dhe për downgrade edhe pse Apple nuk e lejon.


Hapi 9: Në RedSn0w, kthehuni dy faqe mbrapa dhe klikoni tek Pwned DFU. Ky funksion i programit do të impostojë pajisjen tuaj në Pwned DFU, në mënyrë që iTunes të bëjë restore pa krijuar asnjë "error". Nëse e tejkaloni këtë hap, do ju shfaqet error 1600 gjatë restore.


Hapi 10: Hapni iTunes që duhet të njohë pajisjen tuaj në DFU. Mbani të shtypur butonin Option ose Ctrl dhe klikoni Restore, zgjedhni file IPSW që krijuar më parë. Emri i file-it ka 13 numra përpara, kështu që nuk do ta ngatërroni.

Hapi 11: Prisni që iTunes të përfundojë restore. Nëse ju shfaqet një error -1, mos u merakosni, është gjithçka normale.


Hapi 12: Hapni RedSn0w, klikoni tek Extras dhe tek Recovery fix.


Hapi 13: Vendoseni përsëri pajisjen tuaj në DFU dhe Recovery fix do të kryej me sukses proçesin.

Hapi 14: Pasi të kompletoni proçedurën me Recovery fix, pajisja juaj do të ketë të instaluar iOS 5.1.1 dhe kështu do të keni kryer me sukses downgrade.


Duhet të ndiqni çdo hap, në mënyrë që kryeni me sukses downgrade. Ju kujtojmë që kalimi nga iOS 6 në iOS 5.1.1 nuk është i mundur për iPhone 4S, iPad 2 dhe iPad 3. Për çdo problem ose paqartësi ju ftojmë të komentoni poshtë artikullit. /iPhoneAlbania

0 comments:

Post a Comment

 
   iPhone Albania © 2012 Design by Hynor Meda | Sponsored by Google Adsense