468x60 Ads

 


Si Të Bëni Downgrade Të Basebandit 06.15 Në 05.13.04 Për IPhone 3G Dhe 3GS Falë Redsn0w [Guida]


iPhone Dev-Team ka njoftuar downgrade të baseband 06.15 në iPhone 3GS dhe iPhone 3G. Me këtë funksion të ri, është tani e mundur të bëni downgrade nga Baseband 06.15 në 05.13.04. Në këtë mënyrë mund të kryeni zhbllokimin me anë të Ultrasn0w dhe të keni funksionin GPS të plotë. Kjo proçedurë mund të bëhet me anë të një versioni të ri të RedSnow.

Falë versionit të ri të RedSnow, më poshtë po ju sjellim proçedurën që duhet të ndiqni për të bërë Downgrade të Baseband 06.15.

Çfarë ju nevojitet
Redsn0w 0.9.14b1 (OS X)
Redsn0w 0.9.14b1 (Windows)

Guida
1. Shkarkoni versionin e firmware të iPhone-it tuaj (mund ta bëni nga këtu).

2. Në RedSn0w në faqen kryesore klikoni tek “Extras” dhe pastaj “Select IPSW” dhe zgjedhni file .IPWS që sapo shkarkuat dhe më pas klikoni OK.
3. Redsn0w tani do ju kërkojë nëse keni një iPhone 3GS me bootrom të vjetër ose të ri, lexoni me shumë kujdes instruksionet që do të shfaqen në ekran, pasi mund të humbni ndonjë të dhënë në pajisjen tuaj.

4. Bëni një kontroll duke fikur pajisjen tuaj. Ky hap është mjaft i rëndësishëm për të evituar probleme montimi kur ramdisk është në punë.

5. Kthehuni në menunë kryesor dhe klikoni tek “Jailbreak”. Aktivizoni opsionin “Downgrade from iPad baseband”, hiqni seleksionimin e Cydia nëse e keni të instaluar në iPhone, tani vendoseni pajisjen në DFU Mode. Nëse nuk e dini se si bëhet, mund të lexoni guidën në blogun tonë ose të klikoni “Next”  dhe të ndiqni instruksionet e RedSn0w.

6. Tani mjafton të hapni Cydian dhe të përdorni versionin më të ri të Ultrasn0w për të zhbllokuar pajisjen tuaj.

Pasi të nisë proçedura ramdisk do të shikoni në veprim Pwnapple, do të përfundojë kur të arrijë tek faza “Flashing della Baseband”. Ky veprim do të kërkojë shumë kohë për tu kompletuar dhe duhet të prisni pak. Proçesi mund të zgjasë 3-8 minuta. Ky basbend nuk është kompatibël me iPhone 3GS të prodhuar javën e 34-të të 2011 ose versionet më të reja. Për çdo problem ose paqartësi mund të komentoni më poshtë. /iPhoneAlbania

0 comments:

Post a Comment

 
   iPhone Albania © 2012 Design by Hynor Meda | Sponsored by Google Adsense