Është lëshuar një version i ri i TinyUmbrella, programit që bën të mundur shpëtimin e çertifikatave SHSH në kompjuter. Ky version do të suportojë edhe iOS 6.0.1 të sapo lëshuar nga Apple. Aktualisht ruajtja e çertifikatave SHSH është e këshillueshme edhe për iPhone 5, iPhone 4S, iPad 2 dhe iPad 3 edhe pse mund të duket e panevojshme duke qenë se nuk ka jailbreak për këto pajisje, megjithatë në një të ardhme të afërt mund t'ju nevojiten për të kryer restore apo downgrade.
Ju kujtojmë edhe një herë tjetër për ato që nuk e njoohin, TinyUmbrella është një program për Windows dhe Mac, që bën të mundur shpëtimin e çertifikatave SHSH të iOS, duke ofruar kështu mundësinë për të bërë downgrade në një version më të vjetër të iOS, një veprim që nuk mund të kryhet nëse nuk i keni të ruajtura këto çertifikata.
Mund të shkarkoni versionin e fundit të TinyUmbrella nga faqja jonë e programeve të nevojshëm për jailbreak ose direkt nga link-et e mëposhtëm. /iPhoneAlbania

0 comments:
Post a Comment